Sport

Superiorja/ Egnatia fiton ndaj Kastriotit dhe e treta, Bylis - Erzeni nuk kënaq asnjë...

Në javën e 14-të të kampionatit Abissnet Superiore, të shtunën u luajtën dy takime: Egnatia fitoi 4-1 ndaj Kastriotit, ndërsa Bylisi barazon 1-1 me Erzenin në ‘Adush Muça’

5 Mars 2023, 16:26 Nga DOSJA

TIRANE - Janë luajtur dy takimet e para të javës së 24-të të javës së 24-t të Abissnet Superiores: Egnatia fal në ‘Egnatia Arena’ dhe mposht Kastriotin me rezultatin 4-1, ndërsa në ‘Adush Muça’ të Ballshit, Bylisi barazoi 1-1 me shijakasit e Erzenit.

Nuk falin rrogozhinasitt e Egnatias në shtëpi në sfidën ndaj krutanëve të Kastriotit. Ata ishin të parët që kaluan të parët në avantazh me anë të Duamenës (13’). Ky i fundit shënoi një gol mjaft të bukur nga një kënd i vështirë, duke nisur festën për vendasit. Megjithatë, miqtë reaguan dhe barazuan duke pasur edhe fatin në anën e tyre. Një top i goditur nga Agbekpornu u përplas në shpinën e Grecës (28’) dhe përfundoi në rrjetë dhe 1-1. Por, sërish rrogozhinasit u treguan të vendosur dhe pa u mbyllur pjesa e parë u rikthyen në avantazh po me anë të Duamenës (33’).

Në fraksionin e dytë, Kasa (63’) shënoi golin e tretë për Egnatian, duke i dhuruar qetësi ekipit rrogozhinas. Megjithatë, qetësia e Egnatias u lëkund në momentin, që Kacbufi mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë të tijtë me 10 lojtarë.

Superiorja/ Egnatia fiton ndaj Kastriotit dhe e treta, Bylis - Erzeni nuk

Në të 74-tën, Kastrioti fiton 11-metërsh me Selmanin që paraqitet nga pika e bardhë, por gabon me Sherrin që kupton krahun dhe largon rrezikun. Në fund, vendasit gjetën edhe golin e katërt me anë të Jackson (90’+2). Pas kësaj fitoreje, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 37 pikë. Ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 23 pikë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër në ‘Adush Muça’ të Ballshit, skuadra mallakastriote e Bylisit barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Erzenin. Vendësit ishin pranë fitores në fakt, teksa kaluan të parët në avantazh me anë të Esquerdinha (65’) por u barazuan në minutën e parë të shtesës, prej 5 minutash të fundit të takimit. Kahrimanovic (90’+1) shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar një pikë të çmuar të tijve me Erzenin që shkon në kuotën e 33 pikëve në vend të pestë. Sakaq, Bylisi mbetet në vendin e nëntë me 27 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll