Sport

"Nainggolan është i papërgjegjshëm, i vë 7 ose 8 gota para dhe ai i pi të gjitha!"…

Walter Sabatini, ish-drejtori sportiv i Romës, nuk e kursen mesfushorin belg

5 Mars 2023, 12:48 Nga DOSJA
"Nainggolan është i papërgjegjshëm, i vë 7 ose 8

ITALI - Walter Sabatini, ish-drejtor sportiv i Milanit, Romës apo Bolognës, ka treguar për 'Gazzetta dello Sport' për disa episode që ka kaluar, me disa lojtarë të ndryshëm në klubet, ku ai ka punuar.

Duke kujtuar kohën e tij te Roma, ai është ndalur te Radja Nainggolan, një mesfushor belg që aktualisht luan për SPAL-in: "Kam dashuri për të gjithë lojtarët që mora te Roma, por ai që më zhgënjeu më shumë ishte Nainggolan, të cilin e dua si një djalë, por ai është një i papërgjegjshëm. I vë 7 ose 8 gota përpara dhe ai i pi të gjitha. Jeta për të është një lojë, por ai ka ndjenja të mira."

Më tej, Sabatini vlerëson: "Ai është një ekscentrik, shokët e tij duhet ta ndihmojnë më shumë. Ai gjithmonë ka pasur gjithçka që ka dashur, por në fushë ai është një futbollist i nivelit të lartë. Unë e kam parë atë të bëjë gjëra te Roma, që nuk kam parë kurrë lojtarë të tjerë që t’i bëjnë."

Më pas, ai foli edhe për Leandro Paredes, një mesfushor argjentinas i PSG-së i cili është i huazuar në Juventus, me të cilin kishte punuar te Inter: "Ai po më zhgënjen, sa herë që e shoh në fushë, ai më tërbon, tregon një plogështi të padurueshme. Por ai është një lojtar i mirë, ai di të vertikalizohet si askush tjetër në Europë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll