Bota

Thaçi niset drejt SHBA-së, merr pjesë në pritjen e Trump

20 Shtator 2019, 18:26 Nga DOSJA
Thaçi niset drejt SHBA-së, merr pjesë në pritjen e Trump

SHBA– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur sot për një vizitë zyrtare në SHBA, ku do të ketë takime zyrtare në Iowa dhe New York.

Në Des Moines, kryeqytetin e Iowë-s, me të cilin është binjakëzuar Kosova, kreu i shtetit do të vizitojë pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnime në Gardën Kombëtare të shtetit të Iowa-s, raporton Alsat mtv.

Gjatë këtij takimi kreu i shtetit të Kosovës do të takojë studentet kosovare që kanë shkuar të ndjekin studimet postdiplomike në kuadër të programit “Gratë në energji” të “MFK”.

Ndërsa, në Neë York, presidenti Thaçi do të ndjekë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Takimi kryesor është pritja te Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump.

Presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të

të Bashkuara, numri një Kosovës pritet të takojë krerë shtetesh të vendeve nga bota dhe liderë të organizatave ndërkombëtare.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni donald trump hashim thaci shba donald trump hashim thaci shba

Sondazh

Poll