Bota

Mbahet eventi dy ditor në Korenë e Jugut, për 5-vjetorin e Samitit mbarëbotëror të Paqes

20 Shtator 2019, 16:53 Nga DOSJA
Mbahet eventi dy ditor në Korenë e Jugut, për 5-vjetorin e

KORE E JUGUT- Në 5 vjetorin e Samitit të WARP, Legjislacioni i Paqes për Zhvillim të Qëndrueshëm Global, që u mbajt për dy ditë me rradhë eventi përkatësisht në datat 18 dhe 19 shtator në Korenë e Jugut  u diskutua për paqen në botë.

Gjithashtu deri në fund të shtatorit, “Samiti i Paqes Botërore për 2019 HWPL” do të organizohet edhe në 130 vende të tjera të botës, duke përfshirë Korenë e Jugut, Francën, Australinë, Rusinë, Indinë, Zambian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky do të jetë ky një bashkëpunim midis një OJQ ndërkombëtare për paqe të quajtur ‘HWPL’ dhe aktorëve të ndryshëm ndërkombëtare të shoqërisë civile dhe qeverive të ndryshme.

Eventet do të kenë temën e rëndësishme “Paqja e Legjislacionit dhe Zbatimi i DPCW për Zhvillim të Qëndrueshëm”, ku siç përmendëm dhe më sipër ky envent synon të zgjerojë marrëveshjen duke mbledhur mbështetje të mëtejshme publike për krijimin e një ligji ndërkombëtar të detyrueshëm për paqen globale bazuar në Deklaratën e Paqes dhe Ndërprerjen e Luftës (DPCW).

DPCW, është një dokument gjithëpërfshirës që sqaron rolin e anëtarëve të shoqërisë ndërkombëtare me qëllimin për të parandaluar dhe për të zgjidhur konfliktet, i  cili është në një proces të prezantimit në Kombet e Bashkuara si një projekt rezolutë.

Duke qenë pjesë e procesit, HWPL dhe organizata e saj e lidhur me të rinjtë, IPYG, promovojnë projektin mbarëbotëror “Legjislacioni per Paqe”, i cili ka fituar mbështetjen e 1.5 milionë personave nga 195 vende, të cilët përmes mbështetjes së nënshkrimeve dhe letrave të paqes, të shkruara dhe dërguara për udhëheqësit e tyre kombëtarë përkatës janë duke dhenë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Dy ditë event nga 18-19 shtator, i planifikuar për në Korenë e Jugut përfshiu seanca të ndryshme ku u diskutua rreth masave praktike për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në mënyrë që të marrë pjesë me ekspertë të ligjit ndërkombëtar, udhëheqës të besimeve fetare, studiues, organizata rinore dhe të gruas, sigurisht që dhe për personazhet e njohur të televizonit.

‘HWPL’ , organizata pritëse e njohur si “Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Rivendosja e Dritës”, është një Organizatë Jo Qeveritare ndërkombetare e cila është bashkëpunëtore me Qeverinë Metropolitane të Seulit dhe Departamentin e Kombeve të Bashkuara për Komunikime Globale, duke patur Status Special Konsultativ me ECOSOC në Kombet e Bashkuara.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dpcw ipyg kore e jugut paqja ne bote samiti i paqes botërore për 2019 hwpl dpcw ipyg kore e jugut paqja ne bote samiti i paqes botërore për 2019 hwpl

Sondazh

Poll