Bota

Donald Trump tallet me zyrtarin e inteligjencës amerikane: Si mund të jesh kaq i trashë

20 Shtator 2019, 14:50 Nga DOSJA
Donald Trump tallet me zyrtarin e inteligjencës amerikane: Si mund të

SHBA- Donald Trump ka mohuar një raport duke pretenduar se ai i bëri një premtim një lideri të huaj, i cili u ankua më pas.

Ku sipas tij kjo frazë e tij teje e pëlqyer hedh poshtë njoftimet se vet ai i ka premtuar një prej udhëheqësve të huaj, duke bërë që zyrtari i inteligjencës  amerikane të shpreh shqetësimin e tij në autoritet përkatëse.

Ankesa raportohet që ka të bëjë me një telefonatë në  korrik me presidentin e ri të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Washington Post tha se një zyrtar i inteligjencës e gjeti komentin “aq shqetësues” saqë bëri që situata të shkojë deri te inspektori i përgjithshëm i departamentit.

Sidoqoftë, disa raporte pretendojnë se zoti Trump i kërkoi Zelensky të hetojë Joe Biden dhe djalin e tij Hunter,  i cili më parë shërbeu në bordin e një kompanie ukrainase me gaz,  në këmbim të mbështetjes së vazhdueshme ushtarake të SHBA.

Joe Biden me shumë gjaasa do të garojë kundër zotit Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Si mund të jetë dikush kaq i trashë e të besojë se unë do t’i thosha diçka të papërshtatshme një udhëheqësi gjatë një telefonate që dëgjohet nga aq shumë njerëz? Gjithsesi, në çdo rast unë do të bëja vetëm atë që është gjëja e drejtë dhe do t’i bëja mirë Shteteve të Bashkuara,” shkroi Presideni Trump në rrjetet sociale.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump shba volodymyr zelensky donald trump shba volodymyr zelensky

Sondazh

Poll