Sport

VIDEO/ Futbollisti pi birrë në mes të lojës!... 'Festa' në Itali është bërë virale

Skena, e cila ka ndodhur në një ndeshje të Venezia FC, nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat në rrjetet sociale

5 Mars 2023, 10:36 Nga DOSJA

VIDEO/ Futbollisti pi birrë në mes të lojës!...

ITALI - Një nga skenat më të veçanta, që ka ndodhur në Serinë B të Italisë, vazhdon të jetë një trend i vërtetë në rrjetet sociale, pasi mënyra surreale e një lojtari për të “festuar” zëvendësimin e tij në fushë, vazhdon të tërheqë vizita.

Ky është sulmuesi finlandez Joel Pohjanpalo, i cili luan për Venezia FC, në minutën e 81-të u desh të largohej nga fusha për t’u zëvendësuar, në ndeshjen ku mposhtën 2-1 në shtëpi SPAL. Në momentet pas ndërrimit, Pohjanpalo është shfaqur me një birrë në dorë. Ngjarja ka ndodhur më 13 shkurt.

Mënyra e relaksit, pas pjesëmarrjes së tij në ndeshje, u festua gjerësisht nga tifozët në stadiumin ‘Pier Luigi Penzo’ të Venecias, por birrën futbollisti finlandez nuk e piu dot i qetë, pasi nga tifozët e skuadrës i kërkuan të bënin foto të ndryshme, meqë ai sezonin e kaliar kishte luajtur në Serinë A.

Gjithsesi finlandez nuk është vetëm i rëndësishëm për këtë veprim viral në rrjetet sociale, por është edhe një faktor në skuadër, pasi në atë ndeshje ai ishte përgjegjës për dhënien e dy asistimeve për Tanner Tessmann dhe Nicholas Pierini. 

Në sezonin aktual, Pohjanpalo ka shënuar 9 gola dhe 6 asistime në sezonin e dytë, duke qenë një përforcim i vërtetë, pas ardhjes nga Bayer Leverkusen në vitin 2022. Venezia FC aktualisht zë vendin e 16-të, prandaj është nën presion të madh për të mos hyrë në zonën e rënies.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll