Sport

VIDEO/ Sulmohet dhe goditet nga tribuna futbollisti argjentinas në fund të ndeshjes…

Lojtari po shkonte drejt tunelit të dhomës së zhveshjes kur u godit nga një objekt i hedhur nga tribuna

5 Mars 2023, 11:59 Nga DOSJA

VIDEO/ Sulmohet dhe goditet nga tribuna futbollisti argjentinas në fund

ARGJENTINE - Futbollisti i River Plate, 27-vjeçari Enzo Díaz, që luan si mbrojtës i majtë, është goditur nga një objekt i hedhur nga tribuna.

Kjo ka ndodhur në fund të ndeshjes Lanus-River, teksa lojtari po shkonte në tunelin e dhomës së zhveshjes, pas ndeshjes, që skuadra e ‘milionerëve’ luajti në stadiumin e Lanúsit. 

Díaz duhej të asistohej nga mjekët direkt në fushë. River përfundoi duke e fituar ndeshjen 0-2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll