Bota

Gafa e Lavrov në konferencën ndërkombëtare në Indi: Rusia, viktimë e luftës në Ukrainë

Lavrov ka udhëtuar në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme gjatë vitit të kaluar për të marrë sa më shumë mbështetje për Rusinë.

4 Mars 2023, 11:36 Nga a.l
Gafa e Lavrov në konferencën ndërkombëtare në Indi:
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka zhvilluar një konferencë ndërkombëtare në Indi. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Lavrov ka shkaktuar të qeshura në sallë teksa e portretizoi vendin e tij si viktimë të luftës në Ukrainë. Teksa i referohej dialogut 'Raisina' një ngjarje në Nju Delhi që debaton sfidat kryesore me të cilat përballet bota në politikë dhe ekonomi dhe një nga pak ngjarje të tilla globalisht që ende fton politikanët rusë të marrin pjesë, 72-vjeçari vuri në dyshim pretendimin se Rusia ishte duke u përpjekur për të ndaluar luftën.

“Lufta, të cilën ne po përpiqemi ta ndalojmë, e cila u nis kundër nesh duke përdorur popullin ukrainas, natyrisht, ndikoi në politikën e Rusisë, duke përfshirë politikën energjetike,” theksoi ai, shkruan Sky News.

Lavrov ka udhëtuar në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme gjatë vitit të kaluar për të marrë sa më shumë mbështetje për Rusinë. India në veçanti ka mbajtur një neutralitet në lidhje me luftën, duke abstenuar në votat në Kombet e Bashkuara që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund pushtimit. 

sergei lavrov

Sondazh

Poll