Bota

Shpëtoi shokët dhe shoqet nga aksidenti i frikshëm në Greqi/ Rrëfimi i studentit 20-vjeçar: Bëra atë që ndjeva

Kur e kuptoi se ishte mirë, u përpoq të shpëtonte bashkëpasagjerët e tij. 

4 Mars 2023, 10:23 Nga a.l
Shpëtoi shokët dhe shoqet nga aksidenti i frikshëm në Greqi/
20-vjeçari që shpëtoi disa persona nga aksidenti në Grequ

GREQI- Studenti 20-vjeçar Andreas Alikaniotis, ka treguar detaje nga momenti i aksidentit tragjik hekurudhor të përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë disa ditë më parë. I riu në mes të tragjedisë ka mundur të shpëtojë bashkëpasagjerët e tij nga vagoni i dytë. “Bëra atë që ndjeva. Në atë kohë kam menduar për tre gjëra. Po mendoja nëse është e vërtetë kjo që ka ndodhur, që unë do të iki dhe nuk do të kem kohë të përshëndes njerëzit e mi dhe të paktën të largohem menjëherë, të mos digjem i gjallë”, tha ai. 

Pak para momentit të përplasjes, ai po fliste me miqtë e tij, që dikush ta merrte nga stacioni, pasi treni ishte vonuar.  “Ai ishte momenti kur ndodhi përplasja. Në momentin e shpërthimit isha në ajër me tre kolegë të mi studentë, të gjithë ishim në karrocën e dytë”, tha ai.

Më pas, siç tregon ai kudo ishte errësirë, pa zjarre dhe shkëndija, ndërsa ambienti ishte mbytës nga tymrat e materialeve që digjeshin. Ai dhe shokët e tij studentë arritën të hidheshin nga dritaret anësore të sipërme, shkruan Protothema.gr

 "Njerëzit iknin nga zjarri, flisnin në celularë, disa ishin grumbulluar në fushë, të tjerë po luftonin me dhimbjen dhe ankthin nëse do të arrijnë të jetojnë”.  Kur e kuptoi se ishte mirë, u përpoq të shpëtonte bashkëpasagjerët e tij. 

Kisha nervat për të ndihmuar njerëzit dhe nuk isha vetëm në këtë. Të gjithë kemi ndihmuar”. Ai gjithashtu tha se kaloi 25 minuta duke dalë nga treni dhe më pas thirri nënën e tij.

Nuk do të thotë se nuk ka valvola sigurie, se nuk ka masa sigurie, po flasim për jetë njerëzish. Nuk do të merrja më trenin, jo se kam frikë, por sepse do nuk dua t'u jap më paratë e mia njerëzve të tillë, tha ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll