Bota

U plagosën në aksidentin hekurudhor në Greqi, si paraqitet gjendja shëndetësore e 25 të mbijetuarve nga tragjedia

Siç tha ai, në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, nga 20 të shtruar, 7 pacientë kanë mbetur në spital, të tjerët kanë dalë. Të 6 janë të shtruar në pavijone të përbashkëta dhe një në reanimacion me dëmtime në tru.

4 Mars 2023, 11:12 Nga a.l

 

U plagosën në aksidentin hekurudhor në Greqi, si paraqitet
Aksidenti i trenave në Greqi

 

GREQI- Vetëm 25 persona arritën të mbijetonin nga aksidenti tragjik hekurudhor në Greqi mesnatës e së martës që tronditi gjithë opinionin publik. Të plagosurit janë shtruar në spital ku po marrin trajtimet mjekësore, ndërsa sot Konstantinos Giannakopoulos, President i Shoqatës Mjekësore të Larisës ka dolur për gjendjen e tyre shëndetësore, shkruan Protothema.gr.

Siç tha ai, në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, nga 20 të shtruar, 7 pacientë kanë mbetur në spital, të tjerët kanë dalë. Të 6 janë të shtruar në pavijone të përbashkëta dhe një në reanimacion me dëmtime në tru. Në Universitetin e Larisës, nga 25 pacientë, 13 janë tashmë të shtruar, 9 në pavijone të përbashkëta dhe 4 në repartin e terapisë intensive. Një rast me lëndime të rënda në kokë është raportuar në Selanik dhe një rast me djegie në Papanikolaou. Sakaq vijon ende identifikimi i viktimave përmes ADN-së.  Tragjedia e përplasjes së trenit në Larisa ka tronditur vendin, i cili është në zi që nga mëngjesi i së martës kur u kuptuan përmasat e aksidentit. Rreth 24 orë më vonë, hetimet dhe puna në vendngjarjen e tragjedisë vijojnë, pasi sot pritet që ekipet speciale të largojnë vagonin e 4-të dhe të 5-  të të trenit të pasagjerëve fatal.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll