Bota

Eurodeputeti holandez kritika KE-së: Vuçiç përdor BE-në si 'bankomat' dhe në fund refuzon nënshkrimin e marrëveshjes

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Reuten thekson se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është duke e shfrytëzuar BE-në si një bankomat në të cilën merr para dhe në fund refuzon nënshkrimin e marrëveshjeve.

4 Mars 2023, 11:05 Nga a.l
Eurodeputeti holandez kritika KE-së: Vuçiç përdor
Thijs Reuten

KOSOVË- Eurodeputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, i ka dërguar një pyetje Komisionit Evropian (KE) për të shpjeguar politikën e pakuptueshme të Serbisë. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Reuten thekson se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është duke e shfrytëzuar BE-në si një bankomat në të cilën merr para dhe në fund refuzon nënshkrimin e marrëveshjeve.

Sot e pyeta Komisionin Evropianin, për të shpjeguar politikën e saj të pakuptueshme të Serbisë. Vuçiç përdor Bashkimin Evropian si bankomat të tij, pastaj kthehet dhe refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Republikën e Kosovës. Ndaloni këtë financim vetëshkatërrues të obstruksionizmit të Vuçiçit,”, ka shkruar ai.

Vuçiç kishte deklaruar se nuk do ta lejojë në asnjë formë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo deklaratë erdhi dy ditë pas takimit të 27 shkurtit ku palët ishin pajtuar për planin franko-gjerman. 

thijs reuten

Sondazh

Poll