Bota

Luftime të ashpra në Bakhmut/ Rusia shumë pranë rrethimit të rajonit, një ditë më parë Lavrov kërkoi dorëzimin e Zelenskyy-t

Para luftës, Bakhmut ishte i njohur për minierat e kripës dhe gipsit.

4 Mars 2023, 11:32 Nga a.l
Luftime të ashpra në Bakhmut/ Rusia shumë pranë rrethimit
Luftime në Bakhmut

UKRAINË- Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në rajonin e Bakhmutit në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se artielria ruse ka goditur rrugët e fundit të Bakhmut duke synuar të rrethojë qytetin ukrainës dhe ta sjellë më afër Moskës. 

Një fitore ruse në Bakhmut, me një popullsi prej rreth 70,000 banorësh të paraluftës, do t’i jepte asaj çmimin e parë të madh në një ofensivë të kushtueshme dimërore, pasi thirri qindra mijëra rezervistë vitin e kaluar. Rusia thotë se do të ishte një hap drejt përfundimit të kapjes së rajonit industrial të Donbasit, një nga objektivat më të rëndësishëm të Moskës.

Para luftës, Bakhmut ishte i njohur për minierat e kripës dhe gipsit. Ukraina thotë se qyteti ka pak vlerë strategjike dhe viktimat e mëdha që Rusia ka pësuar duke u përpjekur të marrë Bakhmutin mund të përcaktojnë rrjedhën e konfliktit.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll