4 Mars 2023, 10:19
Nga a.l
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se propozimi i planit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk parashikon 'Republikë serb' në tokën e Kosovës. Në një intervistë të dhënë për median kosovare 'Radio Kosova' ai ka theksuar se Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ai theksoi se në dhjetë ditët e ardhshme, Kosova dhe Serbia pritet të bëjnë përparim vendimtar, në mënyrë që të sqarohet mekanizimi i implementimit të marrëveshjes.
"Fillimisht gëzohem shumë që kemi rastin të takohemi dhe të flasim përsëri për RTK-Radio. Natyrisht, gëzohemi shumë për rezultatet pozitive të dialogut në takimin e nivelit të lartë, që u mbajt të hënën në Bruksel. Siç e thatë dhe ju, të dyja palët janë deklaruar se pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian, i cili është përpiluar me iniciativën gjermano-franceze. Siç e dimë, tashmë edhe Qeveria gjermane e mbështet shprehimisht dialogun, që po udhëhiqet nga BE-ja dhe përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Propozimi është një mundësi e madhe për të bërë një hap të madh përpara për arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet nga palët. Prandaj, ishte shumë e rëndësishme që palët u takuan në Bruksel dhe u pajtuan në parim për pranimin e këtij propozimi, Megjithatë, disa çështje thelbësore ende kanë mbetur të hapura. Kështu, Kosova duhet të tregohet e gatshme të flasë lidhur me Asociacionin e komunave serbe dhe tani ajo që mbetet është implementimi i aneksit të propozimit, sepse pa u pajtuar për zbatimin e aneksit zor se do të jetë i mundur zbatimi i marrëveshjes. Tani presim që bisedimet të vijojnë në mënyrë konstruktive dhe të dyja palët, të themi ashtu, të tregojnë angazhim politik", ka thënë ai.
I pyetur nëse propozimi gjermani-francez është një zgjidhje përfundimtare e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, Rohde përgjigjet se nuk është, por sipas tij propozimi i këtij plani është një hap i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe gjithëpërfshirës.
jorn rohde
Bota
4 Mars 2023, 10:03
a.l
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se propozimi i plani gjermano-francez për normalizim...
Bota
4 Mars 2023, 09:50
f.g
Foto ilustruese
Është dashur një kohë shumë e shkurtër që aplikacioni i inteligjencës artificiale ChatGPT të k...
Bota
4 Mars 2023, 09:40
I.A
Trenat
GREQI- Ndërkohë që vijojnë kontrollet për aksidentin tragjik në Tempi, avokati i një prej të mbijetuarv...
Bota
4 Mars 2023, 09:42
f.g
Mat Hancock
Mesazhet e reja të zbuluara mes Matt Hancock dhe zyrtarëve të tjerë tregojnë se si Sekretari i Shëndetësis&e...
Bota
4 Mars 2023, 09:36
I.A
Olaf Scholz dhe Joe Biden
SHBA- Për një kohë të gjatë nuk kishte kaq shumë zhvillime në qiellin transatlantik. Në f...
Bota
4 Mars 2023, 08:53
I.A
Foto Ilustruese
KINË- A ka ardhur virusi korona megjithatë nga një laborator? Informacioni i ri i shërbimeve sekrete ka bërë ...
Bota
4 Mars 2023, 08:38
I.A
Foto nga aksidenti
TIRANË- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mangjesit në Tiranë. Mësohet se n...
Bota
4 Mars 2023, 08:38
I.A
Nxenesit
GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock bëri thirrje në Twitter që të gjitha rastet të sqarohen plot&eu...
Bota
4 Mars 2023, 08:09
I.A
Lufta në Ukrainë
UKRAINË- Sulme të shumta janë zmbrapsur në zonën e Donetskut lindor gjatë 24 orëve të f...
Bota
3 Mars 2023, 23:00
k.m.
Andrei Botykov
RUSI- Virologu rus Andrei Botykov, i cili kishte kontribuar në zhvillimin e vaksinës Sputnik-V kundër koronavirusit, u gjet i...