Politike

Protesta e opozitës, emigranti nga Londra:Sot nuk e kemi luksin të rrimë, këtu nuk kanë njerëzit bukë të hanë

Gjithashtu ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të mos ndikojë në vendimin e gjykatës së Apelit për fatin e PD.

3 Mars 2023, 12:12 Nga I.A
Protesta e opozitës, emigranti nga Londra:Sot nuk e kemi luksin të
qytetari

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur në selinë blu në protje të nisjes së protestës. Një qytetar theksoi se ka ardhur enkas nga Londra për të qenë pjesë e këtij tubimi të thirrur nga opozita. Emigranti u shpreh se sot duhet të protestojnë kundër qeverisë dhe jo të shohin Big Brother-in. Gjithashtu ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të mos ndikojë në vendimin e gjykatës së Apelit për fatin e PD.

"Jam emigrant në Londër, erdha për protestën përpara se të përgjigjem duhet t’i drejtohem medias, pasqyroni protestën e opozitës siç është mos nxirrni drone dhe thoni nuk ka pjesëmarrje. Kam ardhur të jap kontributin tim unë po vij nga Lodra ne nuk kemi luksin të rrimë në divan të shohim Big Brother, i gjithë populli ka detyrë  të jetë opozitë e kësaj qeveria, ka vetëm bashkëpunëtor mafian dhe që ka disa njerëz të korruptuar. Tani të gjithë jemi me Berishën jo sepse jemi për Berishën por kemi të njëjtën kuazë që është rrëzimi i kësaj klike.

Këtu duhet të më marrësh në intervistë gjithë ditën që të flas për problemet, më i madhi nuk është buka por mungesa e lirisë dhe demokracisë se sot e kemi të drejtën e fjalës po nuk na dëgjon kush. Unë kam lind në kohën e regjimit enversit unë e di çfarë është mungesa e lirisë prandaj luftoj. Në pretendojmë që ti japin një sinjal Ramës që të mos ndërhyj në punët e gjykatës, se këto duan ta shtyjnë po ai të mos ndërhyj në punët e brendshme të PD, se ajo është një partia e Berishës. Është pyetje e gabuar se gjykata e Apelit është Edi Rama, njëlloj si në kohën e Enver Hoxhës, unë vij nga jashtë jam pjesë e protestës jo e vendimmarrjes. Ne të rrethojmë Kryeministrinë që të mos e lëmë Edi Ramën të ushtrojë funksionin e vet," tha protestuesi.

protesta per mcgonigal

Sondazh

Poll