ME VIDEO/ Me flamujt blu e kuqezi, demokratët marshojnë me auto-kolona drejt Tiranës, gati për protestë
Me flamujt e Partisë Demokratike dhe ato kuqezi mbi mjete, protestuesit do të bëhen bashkë me kryedemokratin Sali Berisha për të protestuar poshtë zyrës së Ramës.
3 Mars 2023, 11:05Nga F.M
Auto-kolona me mjetet e demokratëve
TIRANË- Mijëra qytetarë janë nisur nga qytete të ndryshme të vendit që të bashkohën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama. Në një video shihet një rresht mjetet që udhëtojnë drejt Tiranës. Me flamujt e Partisë Demokratike dhe ato kuqezi mbi mjete, protestuesit do të bëhen bashkë me kryedemokratin Sali Berisha për të protestuar poshtë zyrës së Ramës.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bërë një plan masash dhe ka lajmëruar se qarkullimi do të bllokohet në rrugët: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë gjithashtu të pranishëm në tubim.