Politike

Protesta e Opozitës, Balliu: Ky është revolucion, Rama nuk do mund të vjedh më paratë e qytetarëve

Balliu tha se nuk mund të vendosin gjykata se kush është opozita, pasi këtë e vendos populi.

3 Mars 2023, 12:08 Nga I.A
Protesta e Opozitës, Balliu: Ky është revolucion, Rama nuk do
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi se shqiptarët kanë shumë arsye që të protestojnë sot kundër qeverisë Rama. Duke folur për Neës 24, Balliu tha se nuk mund të vendosin gjykata se kush është opozita, pasi këtë e vendos populi. Po ashtu Balliu ka shtuar se nuk do të lejohet më që të vidhen lekët e popullit shqiptarë nga Rama.

“Kryeministri ka shpopulluar vendin, ka lënë nënat e këtij vendi me lot në sy se fëmijët janë laguar me gomone. ‘Ose drogën, ose largohu me gomone’, këtë zgjidhje iu ka lënë të rinjve. Gjykatat e Pamela Ballukut….Nuk e vendosim gjykatat se cila është opozita. Ja kush është opozita e keni në këmbë. është përballë kryeministrisë, në Vlorë, në Dibër, kjo është opozita. Nuk presim ne makinacionet dhe lojërat e shëmtuara. Gjykata ka punët e veta, por opozita është e qartë se kush është. Kryetari i PD është në krye, Sali Berisha. Do i dalim vend zotit. S’mund të lejojmë të shkatërrohet populli. Qytetarëve u vidhen paratë, një pjesë të tyre ua çon McGonigal. Kërkonin që të ekzekutonin opozitën. Qytetarët janë këtu për problemet dhe vjedhjet që u bën qeveria. Vjedh me inceneratorët, Portin e Durrësit. I dëbon të rinjtë, i largon me gomone, zgjidhni me gomone thotë, ose ejani tek droga. Të ikë me gomone vetë ai e me të gjithë shpurën që ka nga pas. Mungesa e rinisë ndjehet në shpirtin dhe zemrën e çdo nënë dhe babai. Këtë krim ka bërë Edi Rama. Rusia dhe Serbia ka pasur qëllim shpopullimin e vendit, Rama kërkon të vërë në funksion ëndrrën Putinistë. Nuk do ta lejojmë. Opozita është në krye të këtij aksioni bashkë me qytetarët shqiptarë”, tha Balliu.

klevis balliu protesta per mcgonigal

Sondazh

Poll