Politike

"Ne jemi gati të bëjmë çfarë na kërkon Berisha"/ Protestuesit në selinë blu: Nëse Gjykata nuk i jep vulën Berishës, do jetë katastrofë

Po ashtu ai ka theksuar se ata janë nën drejtimin e Berishës dhe se do të bëjnë çdo gjë që u kërkon ai.

3 Mars 2023, 11:17 Nga I.A
"Ne jemi gati të bëjmë çfarë na kërkon
Qytetari

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur ditën e sotme para selisë blu. Një prej tyre duke folur për Panorama Tv, ka deklaruar se nëse Gjykata e Apelit nuk i jep vulën e PD-së Berishës sot do të jetë katastrofë. Po ashtu ai ka theksuar se ata janë nën drejtimin e Berishës dhe se do të bëjnë çdo gjë që u kërkon ai.

"Tek drejtsia nuk kam besim fare. Vetëm nën drejtimin e Berishës, cfarë të thotë doktori, dhe ne duam një drejtim dhe ne për këtë punë, ça të na thotë Berisha jemi gati të veprojmë. Rama nuk ka paqe, nuk ka karakter e burrni, eshte tradhtar, s’ka besim te ai lloj robi, ai është tradhtar i kombit tonë. Shihi verdalle, ka vetëm burra të vjetër se të rinjtë kanë ikur. Mua më kanë ikur fëmijët e mi, në Gjermani e Itali, s’ka të ardhme duam apo nuk duam ne ky pushtet duhet rrëzuar patjetër. Gjykata do bëjë gabimin më të madh nëse Gjykata e Apelit s’do ja japë vulën Berishës do jetë katrastrofë. Unë nuk mund të flas po që katastrofë do jetë,' tha ai.

protesta per mcgonigal

Sondazh

Poll