Politike

Demokratët e "rrethojnë", PD në gjykatë për vulën... ku ndodhet Rama? Kryeministri mbyllet në zyrë

Para Kryeministrisë do të jetë pikërisht vendi ku do të kulmojë protesta e sotme.

3 Mars 2023, 12:10 Nga F.M
Demokratët e "rrethojnë", PD në gjykatë për
Edi Rama dhe protestuesit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij, ndërkohë që pritet që nga momenti në moment, demokratët të grumbullohen pikërisht para Kryeministrisë. Godina e Kryeministrisë është e rrethuar nga një kordon sigurie, pasi aty do të jetë pikërisht vendi ku do të kulmojë protesta e sotme.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bërë një plan masash dhe ka lajmëruar se qarkullimi do të bllokohet në rrugët: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë gjithashtu të pranishëm në tubim./Dosja.al

protesta per mcgonigal edi rama

Sondazh

Poll