'21 Janari'/ Rama sulmon Altin Dumanin: Bëri sikur SPAK nuk kishte lidhje me hetimin, zhgënjim popullor ndaj Reformës në Drejtësi
Kryeministri bën një shpjegim të përdorimit të plumbave mbi turmat dhe thotë se ky zjarr është i pandëshkuar, në një proces farsë që ka anashkaluar të vërtetën. Por kryeministri shkon më tej.
TIRANE- Disa ditë pas letrës së kreut të Prokurorisë së Posaccme, (SPAK), Altin Dumani, i cili iu përgjigj familjarëve të 4 viktimave të 21 janarit, se institucioni që ai drejton nuk mund ta hetojë këtë ccështje, Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij për këtë hetim. Në një postim në rrjetet sociale, disa orë përpara se opozita të zhvillojë protestën e lajmëruar para Kryeministrisë, Rama thotë se "a ka më ku të rrijë", kur edhe me daljen e regjistrimit të ditës së 21 janarit nga ana e gazetarit Artan Hoxha, sërish 'vrasësit; enden të lirë dhe kanë role me rëndësi në jetën e shtetit. Më tej, kryeministri bën një shpjegim të përdorimit të plumbave mbi turmat dhe thotë se ky zjarr është i pandëshkuar, në një proces farsë që ka anashkaluar të vërtetën. Por kryeministri shkon më tej.
Ai i drejtohet drejtpërdrejtë SPAK dhe kryesuesit Altin Dumani, referuar letrës që ai i ktheu përgjigje për familjen e 21 janarit. Rama thotë se SPAK "bëri sikur s’kishte asnjë lidhje me të, pavarësisht se një prej motiveve më të forta të mbështetjes masive popullore të reformës në drejtësi (prej ku lindi edhe vetë SPAK-u si mishërim i një shprese të madhe) ishte pikërisht nevoja kombëtare për drejtësi për 21 janarin.". Rama, për herë të parë deklaron se njerëzit janë të zhgënjyer nga Reforma në Drejtësi.
REAGIMI I PLOTË I RAMËS:
A KA MË KU TË RRIJË që teksa së fundmi, doli edhe një tjetër material, autentik, brutalisht rrënqethës, për vrasjen me paramendim dhe gjakakullsi kriminale, me pushkët e shtetit, të katër qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm për askënd, vrasësit e tyre vazhdojnë jo vetëm të enden të lirë, po luajnë edhe role nga më të rëndësishmet në jetën e vendit?!
Hapjen e zjarrit me plumba luftarakë mbi një turmë, sistemi demokratik nuk e njeh si të drejtë të shtetit, po e konsideron krim të rëndë dhe në historinë e Europës së të paktën 100 vjetëve të fundit, përfshirë edhe Europën e Luftës së Ftohtë, Shqipëria demokratike është i vetmi vend ku është hapur zjarr luftarak mbi turmë. Zjarr luftarak vdekjeprurës i pahetuar, i pagjykuar dhe sigurisht i pandëshkuar prej 12 vjetësh! Një proces farsë mbi këtë krim shtetëror të paparë e të padëgjuar në historinë e Europës, anashkaloi totalisht të vërtetën ulëritëse të një vrasjeje me paramendim, madje të paralajmëruar e të paspranuar me arrogancën më poshtëruese nga urdhëruesit.
Drejtësia e vjetër, e kalbur dhe e nënshtruar, rivrau katër të vrarët, shkeli egërsisht mbi plagët e familjeve të tyre, përdhunoi pashpirtësisht jetimët e katër baballarëve, duke u mohuar barazinë para ligjit dhe duke u dhënë shqiptarëve mesazhin më të hidhur, e më dekurajues të mundshëm për drejtësinë e pabarabartë në atdheun e tyre.
Drejtësia e re, me institucionin e saj kyç, të krijuar enkas nga një vullnet i fortë popullor e politik, kombëtar e ndërkombëtar, për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë, e cila duhet ta kishte nisur jetën e vet bash tek ky gur i përgjakur i themeleve të shembura të barazisë para ligjit të këtij vendi, jo vetëm nuk u kthye tek vendi i këtij krimi me pasoja tmerrsisht deformuese, të thella e afatgjata, për kulturën politike e demokratike të Shqipërisë, po bëri sikur s’kishte asnjë lidhje me të, pavarësisht se një prej motiveve më të forta të mbështetjes masive popullore të reformës në drejtësi (prej ku lindi edhe vetë SPAK-u si mishërim i një shprese të madhe) ishte pikërisht nevoja kombëtare për drejtësi për 21 janarin.
Ky është sot edhe një nga motivet kryesore të zhgënjimit popullor nga reforma në drejtësi - kush i mohon apo i ve në diskutim si të parën edhe të dytën, nuk e kupton ose nuk do që ta kuptojë thelbin dhe konseguencat historike mbi shtetin e së drejtës, të veprimit apo mosveprimit të ilaçit të drejtësisë për plagën tragjike të 21 janarit.
Lajmi i mirë gjithësesi është se për drejtësinë nuk është kurrë vonë. Dhe pavarësisht se krimi makabër i 21 janarit s’ka pasur nevojë për prova të reja, me provat e reja të javëve të fundit, e sidomos me audioregjistrimin tronditës të publikuar ditët e fundit, moskthimi pa humbur më kohë i drejtësisë së re në vendin e krimit të 12 vjetëve më parë, do të ishte konfirmimi dramatik i nënshtrimit të saj ndaj inercisë së neveritshme të drejtësisë së vjetër. Dhëntë Zoti jo!/Dosja.al
Sondazh
Gjyqi për vulën e PD, Rudina Hajdari para Apelit: Pakica nuk mund të na imponohet, kryetarin e zgjedh populli jo gjykata
Rudina Hajdari TIRANE- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari në një deklaratë përpara hyrjes në Gjykat&eum...
Para proteste/ Berisha jep mesazhin: Bashkohuni në revolucionin tonë, të mbrojmë të ardhmen
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale para nisjes së protestës. Pë...
Ambasada Amerikane: Protesta ka potencialin të përhapet, mund të ketë dhunë
Ambasada TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që shmangin tubimet ditë...
Berisha: Edi Rama nën hetim në SHBA. Ka kilometra të tërë përgjime me McGonigalin
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama është nën het...
Gjyqi i PD/ Berisha: Rama ka ngarkuar Elira Kokonën për t'i bërë presion gjyqtarëve
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri një denoncim të fortë lidhur me gjyqin që pritet ...
Berisha mesazh për Escobar: Kujdes nga mafia shqiptare e Edi Ramës
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i përcolli një mesazh të dërguarit të SHBA për Ba...
"Duro, mos më bëj juristin amerikan”, Lela kapet me Gjiknurin: S’kam ardhur për të mbajtur qetësi këtu
Damian Gjiknuri dhe Alfred Lela TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u përplas me analistin Alfred Lela lidhur me ç...
Fushata në Londër/ Safet Gjici mbërrin në kryeqytetin anglez: Çunat kuksianë i mirëpresim më 4 Mars
Takimi i Safet Gjicit LONDËR- Kryebashkiaku Safet Gjici ka shkuar në Londër për fushatë elektorale. Pasi bëri njoftimin p&eum...
ME VIDEO: Balla largohet nga emisioni sapo hyn Noka, demokrati: Mashtruesi, s'do të përballet me të vërtetën
Momenti me video TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla braktisi lidhjen direkte kur kuptoi që në ...
Kryetari i PD: McGonigal u thoshte të tjerëve se jam lobisti i Sali Berishës
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë detaje lidhur me mënyrën se si vepronte sipas tij...

