Politike

FOTO-VIDEO brenda selisë blu/ Demokratët grumbullohen në oborr, s'mungojnë mjetet luksoze, nga BMW tek Range Rover-i

Demokratët presin Berishën.

3 Mars 2023, 11:51 Nga F.M
FOTO-VIDEO brenda selisë blu/ Demokratët grumbullohen në oborr,
Selia blu

TIRANË- Dosja.al ju sjell fotot nga selia e Partisë Demokratike. Oborri është mbuhsur me demokratë që presin daljen e kryetarit të PD-së, Sali Berisha për tu nisur drejt bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' ku dhe do të kulmojë protesta. Në oborrin e selisë blu nuk mungojnë as makinat luksoze, të llojit "BMW" e "Range Rover".

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bërë një plan masash dhe ka lajmëruar se qarkullimi do të bllokohet në rrugët: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë gjithashtu të pranishëm në tubim.

protesta per mcgonigal

Sondazh

Poll