Aktualitet

Altin Dumani letër familjarëve të viktimave të '21 janarit': Ja pse SPAK nuk po heton çështjen

Prej disa kohësh në media, familjarët kanë kërkuar marrjen e çështjes në SPAK, duke u shprehur se nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës.

28 Shkurt 2023, 17:00 Nga k.m.
Altin Dumani letër familjarëve të viktimave të '21
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani i është përgjigjur me një letër familjeve të viktimave të “21 janarit”, ku i argumenton arsyet pse dosja i përket për hetime Prokurorisë së Tiranës. Prej disa kohësh në media, familjarët kanë kërkuar publikisht marrjen e çështjes në SPAK, duke u shprehur se nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës. Po ashtu, kërkuan që dosja të hetohet nga ta, me pretendimin se janë të përfshirë zyrtarë të lartë të vendit, si ish-kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha, Andrea Prendi, ish-komandant i Gardës së Shqipërisë dhe Agim Llupo.

Por sipas SPAK, nga hetimet e kryera deri më tani nga Prokuroria e Tiranës, nuk ka asnjë element që sugjeron përfshirjen e tyre në këtë ngjarje. Ndaj dhe sqaruan se çështja nuk është kompetencë e tyre.

“ Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale,”- thuhet në përfundim të letrës së Altin Dumanit.

Disa javë më parë, në kallëzimin e bërë në SPAK nga PS dhe Ministria e Drejtësisë thuhet se faktet e reja të bëra publike në media tregojnë qartë se urdhrat për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve janë dhënë nga funksionarë të lartë shtetërorë, e si pasojë u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve, por 'kasetën' ka bërë me dije se do e depozitojë vetëm në SPAK./Dosja.al

altin dumani 21 janar 2011

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shkurt 2023, 16:01 k.m.

Patentat: Nuk ka rritje çmimi më 1 mars

Foto ilustruese TIRANË- Te mjekët e familjes, poliklinika, autoshkolla, ka dyndje njerëzish të keq informuar që po nxitojnë t...