Politike

Berisha mesazh për Escobar: Kujdes nga mafia shqiptare e Edi Ramës

Sali Berisha i bëri thirrje emisarit amerikan, Gabriel Escobar që të ketë kujdes nga ajo që ai e quajti mafia shqiptare e Edi Ramës. 

2 Mars 2023, 22:45 Nga k.m.
Berisha mesazh për Escobar: Kujdes nga mafia shqiptare e Edi Ramës
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i përcolli një mesazh të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. I ftuar mbrëmjen e sotme, në emisionin "Çim Peka Live", Berisha i bëri thirrje emisarit amerikan, Gabriel Escobar që të ketë kujdes nga ajo që ai e quajti mafia shqiptare e Edi Ramës. 

Berisha tha se Esocbar është diplomat i shkëlqyer, por ndonjë deklaratë e tij është problematike, si ajo që bëri pas takimit me Lulzim Bashën në 9 dhjetor 2021.

"Ai është një diplomat i shkëlqyer, i talentuar, ka problem ndonjë deklaratë. Në datën 9 dhjetor 2021 erdhi dhe bëri një deklaratë që e ccoi në qiell Bashën, mezi po pres të vijë në Uashington të takohemi. Atëherë i thashë zotit Escobar që shqiptarët janë popull që nuk i kanë qejf kukullat, tani i them kujdes nga mafia shqiptare e Edi Ramës. Po t'ia lexosh deklaratën, Shipërinë e veçoi, Ramën ia la FBI-së. FBI po heton, tha. Kështu që Ramën e la te FBI,"- u shpreh Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll