Politike

Ambasada Amerikane: Protesta ka potencialin të përhapet, mund të ketë dhunë

Me anë të një njoftimi për mediat, Ambasada ka deklaruar se tubimi mund të përshkallëzohet në mënyrë të paparashikueshme. 

3 Mars 2023, 09:09 Nga I.A
Ambasada Amerikane: Protesta ka potencialin të përhapet, mund të
Ambasada

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që shmangin tubimet ditën e sotme. Me anë të një njoftimi për mediat, Ambasada ka deklaruar se tubimi mund të përshkallëzohet në mënyrë të paparashikueshme. 

"Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Protestat mund të përshkallëzohet në veprime të dhunshme të mundshme. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./Dosja.al

Ambasada Amerikane: Protesta ka potencialin të përhapet, mund të
Postimi

protesta per mcgonigal ambasada amerikane

Sondazh

Poll