Sport

VIDEO/ Edhe Gerard Pique flet për foton ‘famëkeqe’ me Ibrën, të para 13 viteve…

Ish-mbrojtësi katalanas Gerard Pique ka folur 13 vite më vonë për foton e tij të famshme me Zlatan Ibrahimovicin në parkingun e ambienteve të Barcelonës. Ai thotë se përgjigjja e Ibrës ishte e veçantë…

3 Mars 2023, 10:23 Nga DOSJA

VIDEO/ Edhe Gerard Pique flet për foton ‘famëkeqe’ me

SPANJE - Kanë kaluar plot 13 vite që kur Gerard Pique dhe Zlatan Ibrahimovic dolën në një foto, që shkaktoi shumë reagime dhe diskutime, teksa shfaqeshin shumë pranë njëri-tjetrit, për shumëkënd në një pozicion disi të sikletshëm, sikur do të putheshin.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës ka folur për atë që ndodhi atë ditë në parkun e makinave të klubit kur ata të dy luanin për katalanasit. Pique është pyetur për atë foto të ‘famshme’ gjatë një bisede me Ibai Llanos. Teksa flisnin kryesisht për atë që ka ndodhur në Kings League, ai nuk ka nguruar të thotë të vërtetën e tij, duke sqaruar se fotoja është bërë... jashtë kontekstit.

“Në atë foto jemi në parkingun e klubit. Këtu është makina ime. Mund ta puthja Zlatanin, por jo te parkingu i klubit. Fotoja është krejtësisht jashtë kontekstit. Po i mirë nga të gjitha ishte reagimi i Zlatanit”,- tha ish-asi i Barcelonës.

Sa i përket reagimit të Ibrës, në atë kohë u raportua se një gazetar e pyeti sulmuesin suedez nëse ishte homoseksual, dhe ai u përgjigj: “Jo, jo, ti dhe motra jote ejani tani në shtëpi time dhe unë do të vërtetoj që nuk jam homoseksual”.

Pique kishte bërë edhe një referencë në të kaluarën për atë që ndodhi atë ditë. Ai i kishte thënë revistës ‘FourFourTwo’ se ishte një keqkuptim dhe se i ishte drejtuar Zlatanit për ta uruar vetëm pas publikimit të autobiografisë së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll