Sport

Fotografia e famshme e përfolur në parking: Ja se si i është përgjigjur Zlatan Ibrahimoviç pyetjes nëse ishte homoseksual…

Kanë kaluar gati 13 vite nga fotoja e famshme, e bërë në parkingun përballë stadiumit të Barcelonës. Megjithatë ajo ende objekt zhurme dhe diskutimesh. Ndoshta jo aq shumë për momentin, se sa për përgjigjen e ‘ashpër’ të sulmuesit suedez…

2 Mars 2023, 19:47 Nga DOSJA

Fotografia e famshme e përfolur në parking: Ja se si i është

SPANJE - Zlatan Ibrahimović dhe Gerard Pique janë fotografuar në një parking, ku më pas nuk kanë munguar edhe hamendësimet. Të dy kanë qëndruar afër njëri-tjetrit dhe me atë rast, Pique ka mbajtur dorën e Zlatanit dhe i ka përkëdhelur fytyrën…

Kaq ka mjaftuar që të përhapën thashethemet, se ekzistonte mundësia që Pique të ishte homoseksual, edhe pse sapo kishte filluar të takohej me Shakirën, me të cilën u ndanë 12 vjet më vonë, pra vitin e kaluar.

Pas kësaj, Ibrahimović është përballur edhe me një situatë të pakëndshme me një gazetar, i cili e ka pyetur Zlatanin, nëse është homoseksual.

"Ejani në shtëpinë time dhe do të shihni nëse jam homoseksual. Nëse është e nevojshme, do të vij unë te ju. Dhe mos harroni sillni edhe motrën tuaj",- ishin fjalët e Zlatanit.

Fotografia e famshme e përfolur në parking: Ja se si i është

Pique u justifikua, se në fakt, ishte urimi për Zlatanit nga Pique për librin autobiografik dhe se fotografët kapën momentin e "butësisë".

"Unë jam një person shumë i dashur dhe fotografi na kapi në momentin kur unë po i mbaja dorën e Zlatanit. Fotografi ishte dikush nga brenda stërvitjejes, ai nuk mund të ishte dikush që punonte për tabloidet...", shpjegoi Pique.

Kur fotoja u bë e famshme, iu desh të reagonte edhe Shakiras, e cila nuk mund ta besonte që një përshëndetje shoqërore kishte bërë kaq bujë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll