Sport

Tifozi 'i çmendur’, udhëtoi 800 kilometra për të mbështetur i vetëm ekipin e tij…

Tifoz i Sudirol bëri udhëtimin 800 km për të qenë i vetëm në tribuna dhe për të parë ekipin e tij të fitojë në shtëpi ndaj Benevento

2 Mars 2023, 18:47 Nga DOSJA

Tifozi 'i çmendur’, udhëtoi 800 kilometra për

ITALI - Episodi ka ndodhur në gadishullin e Apenineve. Po çfarë do të thonë për një tifoz 800 kilometrat, kur jeton dhe merr frymë për të dashurën e tij, Sudirol-in?

Kjo ishte arsyeja për një tifoz të klubit të Serisë B, që kaloi fjalë për fjalë gati të gjithë Italinë për të qenë në krah të saj! 

I vetëm në tribunën e vizitorëve të stadiumit në Benevento, ai pa skuadrën e tij të fitonte 2-0. Por në fund të ndeshjes nuk i mungoi edhe shpërblimi: lojtarët e Sudtirolit e respektuan, duke i dhuruar fanela dhe uniformën e klubit.

Tifozi 'i çmendur’, udhëtoi 800 kilometra për

“Isha vetëm sepse askush nuk mund të merrte dy ditë pushim. Shkova me makinë nga Bolsano në Bergamo, prej andej me avion për në Napoli dhe për të shkuar në stadium mora një makinë me qira”,- tha ky...tifozi hero për Sportitalia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll