Sport

“Çështja Negreira”, tifozët e Real Madridit protestojnë kundër skandalit të Barçës, me monedha me fytyrën e presidentit Laporta

Një fakt është kurioz, klubi madrilen nuk ka nënshkruar një letër peticion drejtuar La Ligas kundër “çështjes Negreira”

3 Mars 2023, 07:28 Nga DOSJA

“Çështja Negreira”, tifozët e Real Madridit

SPANJE - Tifozët e Real Madridit protestuan në një mënyrë të pazakontë kundër “çështjes Negreira”, një skandal, në të cilin Barcelona i pagoi 7.6 milionë euro kompanisë së Enríquez Negreira, ish-zv.president i komitetit të arbitrazhit në Spanjë, midis 2016 dhe 2018 . 

Para derbit të kësaj të enjte për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, tifozët madrilène shpërndanë kartëmonedha të falsifikuara me fytyrën e Joan Laporta (presidenti aktual i Barçës dhe që nuk ishte në klub në momentin e pagesave).

Ironikisht, Real Madridi është i vetmi klub i La Ligës që nuk i mbështeti publikisht hetimet. Bordet e të dy klubeve janë partnerë në të ashtuquajturën “Superliga”, një projekt që synon të krijojë një ligë europiane në vend të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll