Sport

Fundi i një epoke në “Camp Nou”, mesfushori legjendar vendos të largohet nga Barcelona

Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets, ka vendosur të largohet nga klubi katalanas në fund të sezonit, pasi me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në ligën amerikane të MLS-së, transmeton “El Nasional”.

2 Mars 2023, 18:41 Nga DOSJA
Fundi i një epoke në “Camp Nou”, mesfushori legjendar

SPANJE - Sergi Busquets ka njoftuar tashmë presidentin e Barcelonës, Joan Laporta për qëllimet e tij. Ish-lojtari i kombëtarës spanjolle i ka thënë njeriut të parë të Barcelonës se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me skuadrën e Nou Camp-ut.

Mediat spanjolle raportojnë se kapiteni i klubit katalanas ka një ofertë për të vazhduar karrierën te Interi në Miami. Busquets (34) është pjesë e Barcelonës që nga viti 2005 dhe për ekipin e parë të klubit katalanas ka luajtur 709 ndeshje dhe ka shënuar 18 gola. Me skuadrën e “Camp Nou”-t fitoi 31 trofe.

Ai u shfaq në 143 ndeshje për kombëtaren spanjolle dhe dy herë hyri në listën e golashënuesve. Me Spanjën, ai fitoi Kupën e Botës në 2010 dhe Kampionatin Evropian në 2012.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll