Sport

Më në fund u zbulua, bashkëlojtari i Messit ka zbuluar se kur do ta mbyll karrierën Lionel-i!

Messi u shpall lojtari më i mirë i Botërorit dhe pak ditë më parë Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) zgjodhi argjentinasin si lojtarin më të mirë në botë për vitin 2022.

2 Mars 2023, 18:29 Nga DOSJA
Më në fund u zbulua, bashkëlojtari i Messit ka zbuluar se kur do

FRANCE - Futbollisti i Paris Saint-Germain, Lionel Messi do të luajë për Argjentinën në Kupën e Botës 2026, tha lojtari i Brighton, Alexis McAllister, sipas mediave britanike.

Messi dhe McAllister fituan titullin me Argjentinën në Kupën e Botës në Katar dhjetorin e kaluar.

Messi u shpall lojtari më i mirë i Botërorit dhe pak ditë më parë Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) zgjodhi argjentinasin si lojtarin më të mirë në botë për vitin 2022.
“Besoj se Messi do të luajë në Kupën e Botës në vitin 2026. Nuk kam dyshim se ai do të jetë lojtari më i mirë në botë në moshën 40 apo edhe 45-vjeçare – tha McAllister.

Kupa e Botës 2026 do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

“Gjithçka është në kokë, sesa në trup. Dhe askush nga ne nuk e ka problem të kandidojë për më të mirët, të kandidojë për Messin” - theksoi McAllister.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll