Sport

Ish-trajneri i Lushnjes ul me këmbë në tokë De Paul: “Ka patur Argjentinë edhe më të mirë se kjo!”

Në Argjentinë gjithsesi ka lindur një polemikë pas deklaratave të Rodrigo De Paul, mesfushor i Atletico Madrid dhe protagonist i Kupës së Botës. 28-vjeçari ndezi polemikat me intervistën e fundit ku u shpreh se kjo Argjentinë është më e mira e të gjitha kohërave.

2 Mars 2023, 17:15 Nga DOSJA

Ish-trajneri i Lushnjes ul me këmbë në tokë De Paul:

ARGJENTINE - Argjentina rrëmben gjithçka. Pas fitores së jashtëzakonshme në Botërorin Katar 2022, Albiceleste vazhdon të marrë lëvdata dhe çmime. Në FIFA The Best, Messi u zgjodh lojtari më i mirë, Scaloni trajneri më i mirë dhe Dibu Martinez portieri më i mirë.

Në Argjentinë gjithsesi ka lindur një polemikë pas deklaratave të Rodrigo De Paul, mesfushor i Atletico Madrid dhe protagonist i Kupës së Botës. 28-vjeçari ndezi polemikat me intervistën e fundit ku u shpreh se kjo Argjentinë është më e mira e të gjitha kohërave.

“Nuk e them për ego, apo për faktin se është Messi. Ka patur edhe lojtarë më të mirë se ne, por më duhet të them se kjo është Argjentina më e mirë e historisë. Ky grup është një skuadër e vërtetë. Në të kaluarën shpesh nuk ka qenë kështu. Scaloni na bëri të kuptojmë se jemi vetëm pjesëza të një mozaiku më të madh, që është vetë Argjentina“.

Ish-trajneri i Lushnjes ul me këmbë në tokë De Paul:

Fjalë këto që kanë krijuar jo pak polemika. Mario Kempes, kampion i Botës me Argjentinën (1978) dhe ish-trajner i Lushnjës në Shqipëri, reagoi ashpër. “Kjo është Argjentina më e mirë e të gjitha kohërave? Në këtë moment është, por nuk duhet harruar që në një tjetër epokë skuadra e 1978 ishte më e mira. Dhe u bë kampione.

Edhe ajo e 1986 ishte më e mira dhe fitoi botërorin në Meksikë. E ftoj Rodrigon të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të respektojë të gjithë ata që kanë veshur fanellën e Argjentinës“, përfundoi Mario Kempes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll