Sport

Projektohet një Stamford Bridge i ri, kostoja mund të arrijë në 1.5 miliardë paundë!..

Sipas ‘Daily Mail’, Boeli do të donte ta shihte klubin të "banonte" një nga stadiumet më moderne të futbollit në planet dhe po shqyrton seriozisht mundësitë e tij për ta bërë këtë realitet.

2 Mars 2023, 18:03 Nga DOSJA
Projektohet një Stamford Bridge i ri, kostoja mund të arrijë

ANGLI - Mundësia e prishjes së Stamford Bridge dhe ndërtimit të saj nga e para, po shqyrtohet nga drejtuesit e Chelseas, të cilët duan të bëjnë një nga stadiumet më moderne në botë, që mund t'i kushtojë deri në 1.5 miliardë paund.

Brenda dy afateve kalimtare, Chelsea me Todd Boelin në krye, kanë shpenzuar më shumë se 600 milionë euro. Gjithsesi, ambiciet e pronarëve të rinj amerikanë të ‘bluve’ duket se nuk ndalen me kaq, me kostot që pritet të rriten më tej në të ardhmen. 

Në fakt, sipas ‘Daily Mail’, Boeli do të donte ta shihte klubin të "banonte" një nga stadiumet më moderne të futbollit në planet dhe po shqyrton seriozisht mundësitë e tij për ta bërë këtë realitet.

Në këtë moment në fakt, skenari mbizotërues kërkon që “Stamford Bridge” legjendar të shembet dhe të ndërtohet nga ‘zeroja’! Megjithatë, punimet specifike, edhe pse asgjë nuk është zyrtare për momentin, pritet të kushtojnë më shumë se 1.5 miliardë paund dhe do të përfundojnë më së shpejti në vitin 2030.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll