Politike

'Rama-McGonigal', Berisha: Ordineri gjobiti biznesmenët! Kuvendi po shkel rregullore, ngrini Komisionin Hetimor. Nikolla: Ju heq fjalën, ky është fjalim

Nikolla i hoqi fjalën pasi nis akuzat ndaj kryeministrit Rama.

2 Mars 2023, 10:22 Nga F.M

 

'Rama-McGonigal', Berisha: Ordineri gjobiti biznesmenët! Kuvendi
Sali Berisha

 

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjibëvënie ndaj biznesmenëve në Tiranë e Durrës përmes ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Nga vendi i tij në Kuvend, Berisha tha se Kuvendi i Shqipërisë po shkel rregulloren e Kuvendit që e detyron të ngrejë Komision Hetimor. Por, Kryetarja e Kuvendi i ndërpreu fjalën. Nikolla tha se Berisha nuk po fliste për procedurë, por po mbante fjalim.

Pjesë nga prononcimi:

Sali Berisha: Po lexoj një nen të rregullores dhe po e shkelni me këmbë një nen të Kushtetutës të Shqipërisë, që detyron parlamentin të ngrejë komisionet hetimore pasi firmosin një e katërta e deputetëve. Deputetët po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për një nga aferat më tronditëse të kohës, implikimin direkt të kreut tuaj në rekrutimin, korruptimin e kryeagjentit të FBI si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare Veprimtaria Rama-McGonigal, antiligjore në të dy vendet, ka degëzime shumë të mëdha në Tiranë. Janë një seri çështjesh që duhet të marrin përgjigje nga komisioni hetimor parlamentar.
Kurrë Shqipëria nuk mund të kapërcejë këtë problem të tmerrshëm të krijuar nga një njeri që nuk ka asnjë ligj, normë apo Kushtetutë përveç interesave të tij personale. Kemi të bëjmë me një nga aktet më antikushtetuese, ku përdoren të gjitha mjetet për shkatërrimin e opozitës. Kemi të bëjmë me një grup mafioz që përdori pushtetin e FBI dhe të qeverisë për të gjobitur biznesmenë në rrugët e Tiranës dhe Durrësit.

Kjo nuk është procedurë, ky është fjalim, po ju heq fjalën

Sali Berisha: Jo, më lejoni

Mbaroi pjesa për procedurë, ju heq fjalën. Ky është fjalim. 

sali berisha seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll