Politike

Nis Kuvendi me 1 minutë heshtje për 3 gratë që iu mor jeta nga Dan Hutra

Heshtja u respektua nga deputetët për 3 viktimat, Etleva Kurti, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku.

2 Mars 2023, 10:04 Nga f.g
Nis Kuvendi me 1 minutë heshtje për 3 gratë që iu mor jeta
Foto nga Kuvendi

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë e nisi sot seancën maratonë me 1 minutë heshtje për 3 gratë që u vranë dje në Tiranë nga 40-vjeçari Dan Hutra. Heshtja u respektua nga deputetët për 3 viktimat, Etleva Kurti, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku.

Dje në Kamzë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku 3 gra u vranë dhe u plagosen tre të tjera. Ngjarja e djeshme duhet të na bëjë që të reflektojmë dhe të lëvizim. Agresori u kap dhe meriton dënimin maksimal sipas ligjit. për jetët e ndërprera tragjikisht ju ftojmë të mbajmë një minutë heshtje”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla./Dosja.al

interpelanca per mcgonigal seanca plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll