Politike

Seanca për McGonigal, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Duam të flasim në fillim të seancës

2 Mars 2023, 09:45 Nga F.M
Seanca për McGonigal, PD kërkon ndryshimin e rendit të
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, teksa pritet që nga çastë në çast të nisë seanca plenare në të cilën do të shqyrtohet çështja e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Përmes një shkrese të dorëzuar në Kuvend, PD kërkon që demokratët të flasin në fillim të seancës dhe jo në fund. Gjithashtu në kërkesën e firmosur nga 6 deputetët e PD-së kërkohet që seanca e pyetjeve dhe mocioni me debat të mos bashkohet në kohën e debatit.

Kuvendi do të mblidhet sot për një seancë plenare 24 orarëshe. Sot do të zhvillohet përballja e Opozitës me kryeministrin Edi Rama për dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Por, Opozita nuk do të jetë e plotë. Kjo pasi në Kuvend do të mungojnë 4 deputetë, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi që u përjashtuan për 10 ditë nga Kuvendi pas përplasjeve të forta në seancën e 16 shkurtit. Prezent do të jetë vetë kryedemokrati Sali Berisha, por ai dhe deputetët që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së do të kenë vetëm 10 minuta kohë secili për të folur. 

partia demokratike seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll