1 Mars 2023, 21:07
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë detaje lidhur me protestën e 3 marsit. I ftuar në emisionin “Milori Live” në Klan News, i pyetur për protestën e 3 Marsit, Berisha tha se ajo do të jetë paqësore dhe do të japë mesazhe të rëndësishme.
“Kjo nuk është protestë apo revolucion për PD-në por për interest më jetike të çdo shqiptari që pavarësisht bindjeve politike beson se ky vend nuk mund të shuhet me këto ritme. Nga kjo Shqipëri që kemi sot pas 16 vitesh. Fillon në ora 12 të ditës, vazhdon me programin e saj, mesazhet e saj, vetë protesta tregon forcë, e cila nuk është vetëm dhuna, forcë është dhe paqja, komunikimi që jep. Synohet të dërgohet një mesazh i qartë se ky revolucion nuk ka të ndalur dhe se Edi Rama është një kufomë politike shumë e rrezikshme për vendin dhe më gjerë,”- tha Berisha.
Po ashtu, në fjalën e tij, më 3 mars, Berisha tha se protesta e thirrur nuk është një presion ndaj Gjykatës së Tiranës.
“Është absolute, e qartë si drita e diellit se ku është shumica dhe kush e ka ndjekur pikë për pikë legjitimitetin dhe kush ka shkelur parimin e drejtësisë duke u bërë palë. Nuk besoj se gjykatësit do të pranojnë në këto kushte të gjykojnë për një palë që s’ka qenë palë dhe s’do pranojnë kurrë të përjashtojnë pluralizmin. Ky është revolucion, ne jemi të përgatitur për proceset legjitime zgjedhore me radhë, nuk heqim dorë nga lëvizja jonë. Nuk ka stabilitet Shqipëria me Edi Ramën. Ne ndjekim procesin zgjedhor me shumë vëmendje, ka shkelje monstruoze, të paimagjinueshme. Kjo nuk do të thotë se do e bojkotojmë, do marrim pjesë në zgjedhje dhe vazhdojmë procesin. Ka një ndërhyrje të Ramës në këtë proces, Olta Xhaçka i thotë një ambasadori para një jave se është vendosur në këtë mënyrë me gjykatësit.
Po të marrim këtë dhe po të marrim deklaratën e Ballës në Kuvend tregon ndërhyrjet e tyre të jashtëzakonshme. Unë garantoj që s’ka asnjë qëllim, protesta vazhdon pavarësisht nga vendimi i Gjykatës, nuk është presion ndaj Gjykatës. Kemi një armik, e kemi të fiksuar,”-shtoi kryedemokrati.
sali berisha
Politike
1 Mars 2023, 18:47
k.m.
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me masakrën që ka ndodhur sot n...
Politike
1 Mars 2023, 18:43
k.m.
Klevis Balliu
TIRANË- Shefi i Organizimit në Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë nga selia blu ka reaguar li...
Politike
1 Mars 2023, 15:32
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i demokratëve Sali Berisha ka denoncuar ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën se ka informu...
Politike
1 Mars 2023, 14:41
Sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, paralajmëroi se çfarë pritet nesër në Kuvend nga opozita, ku...
Politike
1 Mars 2023, 14:15
A.B
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme pamjet nga ceremonia e nderimit me "Urdhërin e Minervës” në Uni...
Politike
1 Mars 2023, 13:52
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë për ...
Politike
1 Mars 2023, 12:52
f.g
Frida Krifca, fermeret e Devollit
TIRANE- Ministrja e Bujqësisë, Frida Kridca tha se qeveria ka në plan ta luftojë...
Politike
1 Mars 2023, 12:58
F.M
Sali Berisha dhe Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike....
Politike
1 Mars 2023, 12:53
F.M
Nga Ministria e Arsimit
TIRANË- Ministria e Arsimit ka bërë me dije se do të mbulojë kostot e transportit ë të gjith&eum...
Politike
1 Mars 2023, 12:50
F.M
Frida Krifca
TIRANË- Ministrja Frida Krifca ka deklaruar se është miratuar fondi 3.3 miliardë lekësh për tu ardhur në nd...