Politike

"Ai zotëria lart ka frikë", Boçi kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Bashkuat interpelancën me mocionin, u shkel rregullorja

Boçi kërkoi sërish ndryshimin e rendit të ditës.

2 Mars 2023, 10:20 Nga f.g
"Ai zotëria lart ka frikë", Boçi kërkon
Luçiano Boçi

TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi në Kuvend se rregullorja është shkelur nga maxhoranca në lidhje me zhvillimin e interpelancës. Boçi kërkoi sërish ndryshimin e rendit të ditës.

Luçiano Boçi: Shkelët rregulloren, bashkuat interpelancën me mocionin për debat. Kjo nuk ishte bashkë. Ju e bashkuat. Nuk duhet ta bashkonit. Zbatoni kërkesën tonë, ndryshoni rendin e ditës. Lejoni ngritjen e Komisionit Hetimor.  

Kam kërkuar seancë pyetjesh, interpelancë dhe nuk ka rregullore që i bashkon të treja në një. Kur kanë të njëjtën temë pse harruat që të thonit se kemi harruar të bënim dhe komisionin hetimor. Dhe Komisioni Hetimor dhe seanca e pyetjeve, është ndryshe. Ai zotëria aty lart ka frikë nga pyetjet.

Lindita Nikolla: Kemi nisur rendin e ditës, bëmë prezantimin, u bë bashkimi se nuk ka patur kundërshti. Bashkimi i çështjeve pasi tema është e njëjta./Dosja.al

luçiano boçi lindita nikolla seanca plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll