Politike

Berisha: Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje

Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ka deklaruar se Xhaçka ka informuar ambasadorë, pasi Taulant Balla ka informuar për vendimin e gjykatës.

1 Mars 2023, 15:32 Nga I.A
Berisha: Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë se gjykatësit
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i demokratëve Sali Berisha ka denoncuar ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën se ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit. Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ka deklaruar se Xhaçka ka informuar ambasadorë, pasi Taulant Balla ka informuar për vendimin e gjykatës.

"Ju jeni njohur me faktin se Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë, pasi Taulant Balla ka informuar për vendimin. Ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur, sipas saj kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje. Unë ç’është e vërteta, megjithëse burimi është shumë i sigurt, përsëri nuk mund të shprehem dhe nuk mund të paragjykoj, pasi mendja ime nuk frenon kurrë që tre gjykatës të mund të marrin një vendim që do shkojë në kohëra si vendimi më i zi kundër një shoqërie dhe një populli si përpjekja më anti-kushtetuese, më e paimagjinueshme për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet në një kohë ku ajo ka plotësuar çdo kusht ligjor. Dhe të bëhet kjo duke shpallur palë atë që kurrë nuk është palë, duke marrë përfaqësues atë që nuk përfaqëson asgjë, kjo tejkalon çdo lloj imagjinate. Ndaj dhe unë nuk jam i prirur, e them prapë që të besoj aq shumë korrespondencën e Olta Xhçkës me ambasadorë për këtë çështje," tha Berisha.

sali berisha olta xhaçka

Sondazh

Poll