Politike

Masakra e Paskuqanit, Berisha: Serial-killeri ishte patronazhist dhe informator i policisë. U lirua me ndërhyrje të Rakip Sulit

Berisha shton se Hutra është përdorur jashtë burgut si informator.

2 Mars 2023, 09:58 Nga F.M
Masakra e Paskuqanit, Berisha: Serial-killeri ishte patronazhist dhe informator
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shkruan se Dan Hutra, autori i Masakrës së Paskuqanit ka qenë patronazhist dhe informator i policisë. Në një postim në Facebook, Berisha shton se Hutra është përdorur jashtë burgut si informator. Sipas denoncimit të bërë publik nga Berisha, Hutra është liruar nga burgu me ndërhyrjen e Bashkisë së Kamzës. Në krye të Bashkisë Kamëz është Rakip Suli. 

Postimi

Serial killeri Hutra ishte patronazhist dhe informator i policisë! Ai u lirua me ndërhyrje të kreut të bashkisë Kamëz!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. #sb Miremengjes doktor! Personi qe beri kasaphanen dje ne mest te dites dhe ne mes te Tiranes ka qene patronazhisti i rilindjes ne burgun e rrogozhines,gjithashtu eshte perdorur edhe jasht burgut si informator,kjo eshte 100% e vertet nga punonjes te brendshem! Ai eshte liruar me kerkes dhe nderhyrje te bashkise se Kamzes per zgjedhje.

Masakra ndodhi mesditën e djeshme. Hutra, i sapo dalë nga burgu ku ishte futur që në vitin 2007 pasi kishte vrarë gruan e tij të parë, kishte marrë peng njërën nga kunatat dhe kishte përdhunuar tjetrën, shkaktoi një masakër. Ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të familjarëve të gruas së tij dhe la të vdekur motrën e gruas, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafkun, (e fejuara e vëllait të gruas). Të plagosura mbetën dhe dy të tjera, Elena Hysa, 35 vjeçe, gruaja e Hutrës dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe, nëna e gruas.

Hutra s’u ndal me kaq. Për hakmarrje, ai vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit që është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Agim Buçit. Më pas, plagosi të dashurën në Astir, Marjana Gurakuqi. Dan Hutra u arrestua në Sharrë, pas 7 orësh arrati dhe u shpreh se gjithçka që kishte bërë, e kishte bërë se kishte dashur.

 

sali berisha dan hutra masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll