Sport

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia triumfon ndaj Partizanit dhe siguron qetësinë për në Tiranë, Teuta nuk e fal Kukësin në Durrës…

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë: Vllaznia fiton 3-1 me Partizanin, ndërsa Teuta triumfon 2-0 ndaj Kukësit

1 Mars 2023, 20:33 Nga DOSJA

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia triumfon ndaj Partizanit dhe siguron

TIRANE - Janë luajtur edhe dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Kupës së 71-të të Shqipërisë. Skuadrat vendase nuk kanë gabuar.

Vllaznia ka mposhtur 3-1 në “Loro Boriçi” të kuqtë e Partizanit. Kuqeblutë e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi e deri në fund ndonëse edhe terreni i stadiumit “Loro Boriçi” ka qenë i papërshtatshëm, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë gjatë gjithë ndeshjes.

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia triumfon ndaj Partizanit dhe siguron

Sa i përket rezultatit, për vendasit shënuan Kaina (11’ dhe 52’) dy herë dhe Çoba (33′), ndërsa për të kuqtë, në fund të pjesës së parë i ka ngushtuar shifrat Matondo (44’). Ndërkohë, ndeshja e kthimit, Partizani-Vllaznia do të luhet në Tiranë, më 15 mars.

Në ndeshjen tjetër, të luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta ka mposhtur 2-0 skuadrën verilindore të Kukësin. Të dy golat për ‘Djemtë e Detit’ u realizuan nga Kallaku (59′ dhe 72’). Ndeshja e kthimit, në “Kukës Arena” do të luhet më 14 mars.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll