Sport

Chelsea i zgjat ‘dorën’ fansave blu, formon komitetin këshillues të tifozëve…

Chelsea, në një përpjekje për të forcuar angazhimin me mbështetësit e saj, ka ngritur një komitet këshillues të tifozëve, i cili do të marrë pjesë në diskutime për çështje kritike në klub që i prekin komunitetit të fansave.

1 Mars 2023, 19:18 Nga DOSJA
Chelsea i zgjat ‘dorën’ fansave blu, formon komitetin

ANGLI - Që nga qershori, klubet e Premier League kanë rënë dakord të krijojnë komitete këshilluese me tifozët, si pjesë e përmirësimit të marrëdhënieve me mbështetësit e tyre. 

Manchester United dhe Liverpool janë ndjekur tani nga Chelsea, të cilët kanë njoftuar ngritjen e një komiteti këshillues, i cili do të përbëhet nga gjashtë tifozë dhe do të përfshihet në diskutime mbi vendimet e mundshme që prekin mbështetësit.

“Fokusi do të jetë në vizionin dhe objektivat strategjike të klubit, si dhe në vendimmarrjen afat-mesme dhe afat-gjatë. Ai do të mblidhet të paktën tre herë në vit me anëtarët e lartë të bordit drejtues të Chelseas”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll