Sport

Ancelotti tregohet i sinqertë: “Të jesh i varur nga Vinicius është normale”...

Real Madrid dhe Barcelona takohen sërish këtë të enjte, këtë herë për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Dy skuadrat u takuan në janar në finalen e Superkupës, ku Barcelona fitoi 3-1.

1 Mars 2023, 16:25 Nga DOSJA
Ancelotti tregohet i sinqertë: “Të jesh i varur nga Vinicius

SPANJE - Trajneri Carlo Ancelotti tha se nuk ka frikë në ekipin e tij. “Është një garë ndryshe, por kundër një rivali shumë të fortë. Do të duhen gjithsej 180 minuta për të arritur në finale. Nuk do të shkojmë në ndeshje për t'u hakmarrë për Superkupën. 

Më shumë se kaq, jemi pranë një titulli dhe prandaj temperatura rritet, asgjë më shumë.  Kagometër? (Shprehje e përdorur në Spanjë për të matur frikën e hyrjes në fushë ndaj një kundërshtari). Nuk e di çfarë është (qesh)”,- është shprehur ai në konferencën për shtyp.

Italiani u pyet nëse skuadra është shumë e varur nga Vinícius Junior. “Rritja e tij është një aspekt shumë pozitiv. Të kesh varësi prej tij është normale, sepse për momentin ai është një nga më të mirët në botë”,- tha Ancelotti, gjë që hapi derën për të folur për çmimet “The Best” nga FIFA, me Real Madridin që mungonte në ceremoninë në Paris, ku Benzema, Courtois u nominuan por humbën.

“Është normale që të parët ishin ata të tre (Messi, Mbappé dhe Benzema). Unë kam një konflikt interesash, por të preferuarat e mi janë sigurisht nga Real Madridi. Nuk është shumë e rëndësishme. Kupa e Botës diktoi që Argjentina të jetë kampione, është normale që Messi, Martinez dhe Scaloni dolën fitues…”  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll