Sport

Aktorja Hiba Abouk fillon procedurat e ndarjes nga marokeni Achraf Hakimi. Akuza e përdhunimit, një arsye më tepër…

Siç raporton El Cierre Digital, aktorja vendos t'i japë fund lidhjes me futbollistin e PSG-së, i hetuar për një përdhunim të dyshuar të një gruaje 24-vjeçare.

1 Mars 2023, 18:10 Nga DOSJA

Aktorja Hiba Abouk fillon procedurat e ndarjes nga marokeni Achraf Hakimi. Akuza

FRANCE - Aktorja Hiba Abouk ka nisur procedurat për t'u ndarë nga futbollisti i PSG-së, Achraf Hakimi. Siç raporton ‘El Cierre Digital’, ky proces ka nisur javë më parë, pasi lidhja e tyre nuk ishte në momentin më të mire, pasi të dy kishin vizione të ndryshme për jetën. Futbollisti po hetohet për përdhunim të dyshuar të një gruaje 24-vjeçare.

Aktorja Hiba Abouk fillon procedurat e ndarjes nga marokeni Achraf Hakimi. Akuza

Në çdo rast, ky episod nuk do të kishte qenë arsyeja që të paktën fillimisht Hiba Abouk të kishte vendosur të ndante rrugët me lojtarin maroken. Lojtari u pa dje në çmimet “The Best” me një qëndrim të relaksuar, i pa shoqëruar nga bashkëshortja dhe vëllai i tij, diçka që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Achraf, i hetuar për përdhunim të dyshuar

Futbollisti i PSG-së po hetohet për përdhunimin e dyshuar të një vajze 24-vjeçare në  Paris. "Më puthi gojën, më ngriti këmishën dhe më puthi gjoksin edhe pse i thashë jo. Në shtëpinë e tij gjërat filluan të dilnin jashtë kontrollit. Pavarësisht se i thashë se ‘Jo’ pa pushim, ai e kreu përdhunimin”, shpjegoi gruaja.

Kontakti i dyshuar, mes futbollistit dhe viktimës së dyshuar, ka nisur përmes rrjeteve sociale më 16 janar. Shkelja e supozuar ka ndodhur më 25 shkurt në shtëpinë e lojtarit.  Në kohën e përdhunimit të supozuar, gruaja dhe dy fëmijët e Achrafit ishin duke udhëtuar.

Avokati i Achrafit: "Akuzat janë të rreme"

Avokatja e lojtarit maroken, Fanny Colin, ka mohuar versionin e dyshuar të viktimës.  “Akuzat janë të rreme dhe futbollisti është i qetë dhe në dispozicion të drejtësisë”,- ka komentuar avokatja. Nga ana e tij, Paris Saint Germain, skuadra e tij aktuale, ka treguar publikisht mbështetjen e saj për futbollistin, në një deklaratë të botuar nga gazeta Le Parisien: “Klubi mbështet lojtarin, i cili i ka mohuar me vendosmëri akuzat dhe ka besim te drejtësia."

Aktorja Hiba Abouk fillon procedurat e ndarjes nga marokeni Achraf Hakimi. Akuza

Asnjë lajm nga Hiba Abouk

Ende partnerja e lojtarit, Hiba Abouk, ka mbajtur një profil të matur publik orët e fundit.  Krejt e kundërta e lojtarit, i cili u pa mëdyshje në çmimet “The Best”. Postimi i tij i fundit në Instagram është i tre ditëve më parë. Në të ai shfaqet me dy fëmijët e tij në Dubai dhe shkruan tekstin e mëposhtëm: “Shton momente”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll