Sport

Sadio Mané zbulon takimin me Cristianon, ku u fol për Bayern: “Është një hap i madh...”

Lojtari i kombëtares senegaleze u largua nga Liverpool për te bavarezët në fillim të këtij sezoni

1 Mars 2023, 16:11 Nga DOSJA
Sadio Mané zbulon takimin me Cristianon, ku u fol për Bayern:

GJERMANI - Sadio Mané zbuloi, në një prononcim për ‘Bild’, bisedën që kishte bërë me Cristiano Ronaldon në verën e vitit të kaluar pasi, në korrik, ai u largua nga Liverpool për në Bayern Munich.

"Unë mendoj se njerëzit e nënvlerësojnë Bundesligën. Paraqitjet e fundit të ekipeve tona në Champions League e dëshmojnë këtë, mendoj se kjo i thotë të gjitha. Para këtij sezoni, pasi u transferova në Bayern, e gjeta veten me Cristiano Ronaldon në Mallorca. Ai më përgëzoi dhe më tha: “Bayern është një klub i madh. Ky është një hap i madh për ty”, siguroi senegalez.

Duhet mbajtur mend se, ende në janar, 'El Mundo' zbuloi ultimatumin që CR7 do t'i kishte bërë Jorge Mendes në verën e vitit të kaluar: "Mund të merrni dhe të kontaktoni Chelsean ose Bayern Munich, ose ne do të ndahemi",- tha ylli i kombëtares portugeze, i cilin përfundoi duke shkuar te Al Nassr, në një marrëveshje nën përgjegjësinë e menaxherit Ricardo Regufe. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll