Sport

Boshatiset infermieria e Milanit, Bennacer dhe Calabria bashkohen me grupin...

Të dy lojtarët punuan me ekipin dhe do të rikthehen të shtunën kundër Fiorentinës

1 Mars 2023, 17:55 Nga DOSJA
Boshatiset infermieria e Milanit, Bennacer dhe Calabria bashkohen me grupin...

ITALI - Lajm i mirë nga infermieria për Stefano Piolin. Ismael Bennacer dhe Davide Calabria u stërvitën me grupin sot në Milanello, duke treguar se janë rikuperuar, në funksion të ndeshjes së së shtunës kundër Fiorentinës dhe asaj të raundit të 16-të të Champions League kundër Tottenhamit, të planifikuar për të mërkurën e ardhshme. 

Nisur nga pezullimi i Kruniçit, mesfushori algjerian duhet të rifillojë pozicionin e tij në mesfushë përkrah Tonalit, ndërsa mbrojtësi i krahut do të startojë nga pankina kundër ‘Violës’.

Me rikuperimin pas muajsh të Bennacer dhe Calabrias, infermieria e Milanit është boshatisur plotësisht. Dy rikthime themelore për kuqezinjtë, të cilët po luajnë për kalimin në çerekfinale të Champions League dhe duhet të luftojë për një vend në top katërshen e Seria A.

Për Calabrian ky është rikthimi i parë në grup, pas dëmtimit të muskulit të kofshës, të pësuar mes ndeshjes kundër Tottenham më 14 shkurt dhe asaj në vijim kundër Monzës. 

Bennacer, nga ana tjetër, u kthye në stërvitje me shokët e tij të skuadrës pas stërvitjes me ekipin më 12 shkurt, të dielën para ndeshjes së parë kundër Tottenhamit, kur mesfushori algjerian u përpoq të rikuperohej për të luajtur kundër Spurs, por ai gjendja nuk lejonte një sforcim të mëtejshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll