Sport

Operohet me sukses Kimpembe, rikthimi mendohet në vjeshtën e ardhshme...

Viktimë e një këputjeje të tendinit të Akilit të këmbës së djathtë të dielën në Marsejë (3-0), Presnel Kimpembe u operua me sukses të martën.

1 Mars 2023, 07:14 Nga DOSJA

Operohet me sukses Kimpembe, rikthimi mendohet në vjeshtën e

FRANCE - Presnel Kimpembe do të jetë në gjendje të fillojë rehabilitimin e tij të gjatë. Mbrojtësi qendror i PSG iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm pasditen e së martës pas këputjes së tendinit të Akilit të këmbës së djathtë. Francezi u dëmtua të dielën në mbrëmje në fushën e Marsejës (3-0). Ai duhet të jetë jashtë futbollit deri në vjeshtën e ardhshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by PRESNEL KIMPEMBE (@kimpembe3)

“Një falenderim i madh për të gjithë stafin mjekësor të @psg dhe profesor James Calder”, ka shkruar kampioni i botës 2018 në rrjetet e tij sociale. Luftëtarët kthehen gjithmonë më të forte”.

Kimpembe u nxorr me barelë dhe u zëvendësua nga Danilo Pereira në minutën e 16-të të lojës. Mbrojtësi ndërkombëtar ishte rikthyer, pas dy muaj e gjysmë mungesë për shkak të një dëmtimi po në tendinën e Akilit, në grupin parizien më 11 shkurt në Monako (humbje 3-1), ku hyri në lojë në dhjetë minuta nga fundi. Rehabilitimi i mbrojtësit parizien mund të zgjasë 8 ose 9 muaj.

Operohet me sukses Kimpembe, rikthimi mendohet në vjeshtën e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll