Sport

FA Cup/ Manchester City nuk kishte nevojë për Haaland për të shkuar në çerekfinale...

Guardiola e la pushim norvegjezin, ndër të tjera, kundër Bristol City dhe në mungesë të tij Foden shënoi dy herë, nuk mungoi edhe goli i De Bruyne për të fiksuar fitoren 3-0.

28 Shkurt 2023, 23:23 Nga DOSJA

ANGLI - Manchester City iu përmbajt logjikës dhe kaloi në çerekfinale të FA Cup, pasi mposhti 0-3 Bristol City, skuadër e ligës së dytë angleze. Pavarësisht rezultatit të pastër, skuadra e Pep Guardiolas nuk e vulosi barazimin deri në pjesën e fundit të ndeshjes. Pasi Phil Foden hapi rezultatin në pjesën e parë, për ta dubluar golin më pas, ndërkohë që Kevin De Bruyne dha verdiktin me një realizim shumë cilësor..

Guardiola bëri pesë ndryshime në formacionin fillestar të shtunën kundër Bournemouth dhe pushoi Ederson, Rodri, Grealish, Gündogan dhe Haaland, kështu që Julián Álvarez luajti si referencë '9'. Në vend të kësaj, Kevin De Bruyne u kthye pas dy ndeshjesh me pushim mjekësor. Ishte gjithashtu edhe Kalvin Phillips, i cili hyri në vend të Rodrit.

Bristol City, i 13-ti në kampionat, erdhi nga 12 ndeshje radhazi pa humbur dhe ishte i gatshëm të ngrihej në këmbë. Ai doli me entuziazëm, me vokacion sulmues dhe shfrytëzoi boshllëqet në mbrojtjen e Cityt në të djathtë (Guardiola luajti me tre qendërmbrojtës) për t'iu afruar rrezikshëm zonës.

Por City është kampionia e Anglisë. Një pasim i Mahrez nga e djathta dhe Phil Foden (7’) i harruar në shtyllën e largët, do ta shtynte topin për në rrjetë. Do të ishte përsëri Foden (74’) që do të shënonte edhe pse gjuajtja e tij, u devijua në rrjetë nga mbrojtësi Zak Vyner, në përpjekjen për të shmangur rezultatin 0-2.

I rraskapitur nga lodhja, Bristol pranoi edhe një gol të tretë, të realizuar bukur nga De Bruyne, me një gjuajtje nga jashtë zones, ku topi rrëshqiti në afërsi të shtyllës (81'). Një mënyrë e mrekullueshme për të vënë qershinë mbi torte, në fitoren e trembëdhjetë radhazi jashtë shtëpisë në FA Cup. Mjaft rekord…

Ja dhe rezultatet e ndeshjeve të tjera të FA Cup:

FA Cup/ Manchester City nuk kishte nevojë për Haaland për të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll