Sport

VD/ Trajneri i Romës pa kartonin e kuq ndaj Cremoneses... del si i çmendur nga pankina!

Mourinho: “Zyrtari i katërt më tha diçka serioze, më pengoi të jem kundër Juventusit dhe është nga Torino”

28 Shkurt 2023, 22:51 Nga DOSJA

VD/ Trajneri i Romës pa kartonin e kuq ndaj Cremoneses... del si i

ITALI - Roma pësoi një humbje të re kundër Cremoneses (2-1), e cila shënoi fitoren e parë deri më tani në Serie A. Gjatë ndeshjes, José Mourinho pa një karton të kuq të drejtpërdrejtë për protestën ndaj arbitrit dhe portugezi nuk do të jetë në pankinë kundër Juventusit. Pas ndeshjes, Mou nuk u ndal në konferencën për shtyp dhe sulmoi ashpër gjyqtarin e katërt.

“Jam tip emocional, por jo i çmendur. Kam reaguar kështu sepse më kanë thënë diçka serioze, duhet të shoh nëse mund të bëhet diçka me avokatët, sepse më kanë thënë që nuk ka asnjë regjistrim të momentit. Arbitri më nxorri kartonin e kuq për atë që e lajmëroi arbitri i katërt, Marco Serra. Pas situatës, e pyeta nëse e dinte atë që më kishte thënë dhe më tha se kishte një mungesë memorie, se nuk e mbante mend,"- tha ai.

VD/ Trajneri i Romës pa kartonin e kuq ndaj Cremoneses... del si i

Përveç kësaj, Mourinho ka dashur të theksojë, se Marco Serra është nga Torino dhe e ka penguar atë të jetë në ndeshjen e ardhshme në stol kundër Juventusit. “Është e vështirë për mua që të qëndroj jashtë asaj loje. Ai është nga Torino, por nuk mendoj se ka të bëjë me të...”,- tha Mourinho.

Gara për katër më të mirët mbetet e hapur, por Mourinho duket më i fokusuar në përplasjen e tij me gjyqtarin e katërt. “Është për të ardhur keq që kjo gjë ndodhi me Serrën: Unë e respektoj dikë aq sa ata më respektojnë mua”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll