Politike

E-maili Xhafaj-McGonigal, Kryemadhi: E ka shpëndarë Rama. S'ka hakera iranianë, lojë e kryeministrit për tendera

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se në këtë çështje nuk kanë lidhje hakerat iranianë të “Homeland Justice”.

28 Shkurt 2023, 23:00 Nga k.m.
E-maili Xhafaj-McGonigal, Kryemadhi: E ka shpëndarë Rama. S'ka
Monika Kryemadhi

TIRANË- Nga të gjithë zyrtarët e lartë që raportohet se kanë pasur komunikime me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, del edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Lidhur me raportimet, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se në këtë çështje nuk kanë lidhje hakerat iranianë të “Homeland Justice”.

"Emailin të jeni të bindur se e ka shpërndarë Edi Rama. Në fillim mendoja dhe unë se mund të ishin hakerat iranianë por çdo gjë që shpërndajnë hakerat iranianë janë komplet lojë e Edi Ramës për të shfokusuar njerëzit nga problemet që kanë, do të bëjë ndonjë tender për luftën kundër krimit kibernetik, disa miliona të tjera që do ti marrë Rama për të bërë fushatë, të jeni të bindur.

Çfarë të dhënash kanë nxjerrë, a janë armiqtë e Edi Ramës këta? Ka nxjerrë rrogat e shqiptarëve që të merren gjithë shqiptarët, nxori targat e makinave. Është grupi i Edi Ramës. Pse nuk dolën emailet e Ramës me McGonigal? Edi Rama krijon një kauzë për muhabet tavoline. Ne vdesim pak për thashetheme, e kemi ushqimin e përditshëm. Kur të prishen pallatet e Tiranës, banorët e Unazës, 5 Majit, Kombinatit nuk do shkojnë në krah të tironsave të vjetër që nuk dolën për ti mbrojtur. Ka ndjekur politikën përça dhe sundo, rrëmbe pronën, pastro paratë e drogës dhe rusëve,"-tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll