Politike

Kryemadhi: Në kohën e Metës shqiptarët kishin më shumë para, investonin dhe kishin më shumë standart jetese

Monika Kryemadhi tha se tani PS do të kishte 4 mandate më pak në rast se në 25 prill po të kishim qoftë dhe një miting të përbashkët.

28 Shkurt 2023, 22:50 Nga k.m.
Kryemadhi: Në kohën e Metës shqiptarët kishin më
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli për rritjen ekonomike në vend, madje dhe bëri krahasimin me qeverisjen në kohën e bashkëshortit të saj, Ilir Metës. Mbrëmbjen e sotme në emisionin "Ora e Betit", Monika Kryemadhi tha se tani PS do të kishte 4 mandate më pak në rast se në 25 prill po të kishim qoftë dhe një miting të përbashkët.

"Edhe në 25 prill po të kishim qoftë dhe një miting të përbashkët situata do të ishte më ndryshe. Po të kishim që komisionerët të mos ndryshonin procesverbalin, anëtarët e KZAZ në Berat, në Durrës, në Korçë, në Vlorë të mos ndërronin procesverbalin, PS do të ishte me 4 mandate më pak dhe LSI do të ishte me 4 mandate më shumë. Tashmë gjërat janë më ndryshe. Dhe vetë PD e ka kuptuar se bashkimi i opozitës ngjall një gjë tjetër. Tani rritja ekonomike mezi e kap 3 për qind, në kohën e Ilir Metës rritja ekonomike ishte 22 për qind. Shqiptarët kishin më shumë para, investonin në shtëpitë e tyre, kishin më shumë standart jetese. Tani me 3 përqind rritje ekonomike është vetëm inflacion,"-tha Monika Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll