Politike

Të premten protestë, Monika Kryemadhi zbulon detajet: Nesër koordinimet e fundit, me rëndësi pjesëmarrja

Monika Kryemadhi tha se nesër do të bëhen koordinimet përfundimtare.

28 Shkurt 2023, 22:55 Nga k.m.
Të premten protestë, Monika Kryemadhi zbulon detajet: Nesër
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli lidhur me protestën që do të zhvillohet ditën e premte 3 mars nga opozita, duke zbuluar detajet më të fundit. Gjatë emisionit "Ora e Betit", ajo tha se nesër do të bëhen koordinimet përfundimtare. Por shtoi se me rëndësi është pjesëmarrja e lartë, edhe pse sipas saj është e vështirë pasi shqiptarët janë larguar nga vendi.

Gazetarja: Çfarë proteste do të jetë ajo e së premtes?

Monika Kryemadhi: Ne nesër do të jemi në koordinimet përfundimtare. E rëndësishme është pjesëmarrja e njerëzve. Me aq shqiptarë sa kanë mbetur, me shpopullimin në mënyrë dramatike të Shqipërisë mendoj që janë disa hapa që do të shkojnë drejt një ndërgjegjësimi të opinionit publik. Politika e Edi Ramës ka qenë demotivo, vrit shpresën në mënyrë që njerëzit të ikin dhe vijnë pastaj nga Bangladeshi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll